Koronavirusi anulon konferencën për koronavirusin

Nga infeksionet, vdekjet, panika, racizmi, sherret, kriza në biznese e deri tek anulimi i konferencave për parandalimin e tij, koronavirusi po e "merr botën".

Fun

11/03/2020 16:45

Ishte organizuar një konferencë që të diskutohet se si bizneset do të fokusohen që të ndalojnë përhapjen e koronavirusit dhe ajo është anuluar nga koronavirusi, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.

Por siç shihet ata tani nuk janë në gjendje që të mbajnë konferencën në lidhje me parandalimin e koronavirsit nga frika që gjatë takimit mund të ketë të infektuar me korona virus dhe ata mund ta transmetojnë tek të tjerët.

Kodi federal i rregullave ka anuluar të gjitha konferencat në mes 11 marsit dhe 3 prillit duke përfshirë New York dhe Washington.

Janë më shumë se 1,000 raste të konfirmuara me koronavirus në Shtete e Bashkuara, dhe gjendja po bëhet alarmuese çdo ditë e më shumë /Lajmi.net/