Vriten gjirafat e rralla nga gjuetarët pa leje

Dy gjirafa të bardha që ishin të rralla në racën e tyre, janë vrarë nga disa gjuetarë pa leje në Kenya.

Fun

11/03/2020 15:30

Gjirafa e tretë e bardhë është akoma gjallë. Thuhet se tani është e vetmja gjirafë e bardhë në botë. Lajme për ekzistencën e gjirafave të bardha ishin dhënë në vitin 2017 nga edhe ku u fotografuan.

Menaxheri i komunitetit Ishaqbini Hirola, Mohammed Ahmednoor, tha se dy gjirafat e vrara ishin ndorur më shumë se tre muaj më parë, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.

“Ky është një lajm i trishtuar për komunitetin e Ijara. Ne jemi i vetmi komunitet në botë që kemi gjirafa të bardha”, tha Ahmednoor.

Vrasësit nuk janë identifikuar akoma, dhe motivi i tyre është akoma i pa qartë. /Lajmi.net/