Vajza e goditur nga një mjet shpërthyes, fiton një shans të dytë për të jetuar

Kjo vajzë e vogël ishte goditur nga një bombë kur ajo ishte 5-vjeç, ajo tani është rrugës për tu shëruar pas 20 operacioneve.

Fun

10/03/2020 14:28

Një natë para tre viteve, një bombë shpërtheu jashtë shtëpisë së Ayshas në Siri, teksa ajo po flinte në shtratin e saj, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Eksplodimi e la atë të djegur dhe me pasoja në trup duke i lënë shenja në lëkurën e saj.

Ajo nuk ishte në gjendje që të ushqente veten apo të paktën të mbante një gjë të vogël në dorë. Aysha dhe nëna e saj Hana udhëtuan drejt Los Angeles dhe udhëtimi tyre u mundësua nga Fondacioni i Fëmijëve të Djegur, por duart e saj nuk shfaqnin shenja jetese që ajo të ishte në gjendje të mbante diçka në duar.

Kjo ishte deri sa Dr. David Kulber takoi atë, ai bëri disa operacione që të aktivizonte duart e Ayshas. Pas gjithë atyre tentimeve ai i mundësoi vogëlushes që të bënte gjërat që dëshironte me duart e saj.

Tani ajo ishe në gjendje që të shkruante, të vallëzonte dhe të kërcente. Që kur Ashya erdhi në Amerikë, ajo mësoi gjuhën angleze duke shkruar dhe duke luajtur me duar. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMailVideo/videos/896281290786246/?t=0