Gruaja që përjeton 11 orgazma në ditë, rrëfen përjetime të pazkonta
Një grua ka folur për një gjendje mjekësore e cila e lë të përjetojë deri në 11 orgazma çdo ditë.
Fun
Lorna Harrison, 51 vjeçe, së pari u bë e vetëdijshme për gjendjen mjekësore – gjë që e bën atë të ketë nxitje seksuale edhe gjatë pastrimit ose blerjes së ushqimit, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.
Ndjesia e gjendjes së saj, e njohur si “çrregullim i vazhdueshëm i ngjalljes gjenitale”, është shpesh një ngacmim i dhimbshëm i cili mund të zvogëlohet vetëm me një orgazëm.
Ndjenja shpesh vihet në funksion pa ndonjë aktivitet seksual.
Edhe të menduarit për të dashurin e saj Henry Snowden, 48 vjeç, mund ta nxisë seksualisht atë.
“Duket një gjendje e mirë ta kesh, por është e pakëndshme, rraskapitëse dhe ndodh kudo në çdo kohë”, tha Harrison. /Lajmi.net/