Koronavirusi detyron çiftin të anulojnë dasmën
Çifti i njohur kanë anuluar dasmën për shkak të rrezikut nga koronavirusi.
ShowBiz
Katy Perry dhe Orlando Bloom thuhet se kanë shtyrë dasmën e tyre për shkak të shqetësimeve nga koronavirusi, shkruan Vanity Fair, transmeton lajmi.net.
Me sa duket, dyshja po shpresonin të martoheshin përpara 150 të ftuarve në Japoni këtë verë, me këngëtaren të ngazëllyer për të ecur në altar shtatzënë, por ata janë detyruar ta shtyjnë datën.
Orlando fillimisht e surprizoi Katyn me një propozim në një helikopter në ditën e Shën Valentinit 2019, dhe Katy ndau lajmin me një postim në Instagram të nesërmen.