E çuditshme: Një amerikan ka ngrënë 32 McDondald’s Big Macs për 38 minuta

Duket e pabesueshme por ai ka ngrënë 32 hamburgerë për 38 minuta.

Fun

06/03/2020 12:44

Një konkurrent nga Shtete e Bashkuara të Amerikës ka thyer rekordin botërorë të ngrënies së hamburgerëve të McDonald’s, raporton “ladbible”, transmeton lajmi.net.

Joe Chestnut, menaxhoi 38 minuta që ti hante gjithë ata hamburger të McDonald’s-it. 38 minuta dhe 15 seckonda, mahnitëse!

Në atë kohë, Chestnut që ka më shumë se 50,000 ndjekës në llogarinë e tij në YouTube, konsumoi 18,016 kalori nga 32 hamburgerët. Një numër kaq i madh, veçanërisht kur e konsideroni që për ti marrë të gjitha ato kalori do ju duhej një javë.

Pas pesë minutave ai fillon të djersitet dhe në dukje vërehet që ai nuk po e shijon më ushqimin por qëllimi i tij ishte të thyente rekordin botëror.

Rekordi i më hershëm ishte 30 hamburgerë, kurse ai ka ngrënë 32 hamburgerë duke ja arritur qëllimit të tij për një rekord botëror. /Lajmi.net/