Kapet në kamera majmuni i vetëm çubardh në botë

Orangutani i vetëm, albino në Tokë është fotografuar shëndosh e mirë në një pyll të Borneo-t, ishull në Azi.

Fun

05/03/2020 16:57

Albino është mutacion gjenetik që shkakton që të gjitha qimet trupore të dalin të bardha, transmeton lajmi.net.

Alba – i emërtuar sipas fjalës latine për të bardhën – u shpëtua nga Fondacioni ‘Borneo Orangutan Survival’ më 2017-ën.

Primati me sy të kaltër e të zbehtë kishte rënie në peshë, dehidrim dhe ishte i mbuluar me parazitë kur u gjet nga fondacioni në fjalë.

Ekspertët besojnë se ky është majmuni i vetëm i këtij lloji. /Lajmi.net/