Një gjiro e vogël në varkë bashkë me një luan të detit
Luani detit bënë një gjiro me varkën e peshkatarëve duke ngrënë atë që ata kishin peshkuar.
Fun
Një moment interesant të një luani të detit i cili u kap në një varkë të peshkatarëve ku po relaksohej për disa minuta dhe më pas fillon të kërkojë ushqim që padyshim ishte i uritur, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Luani i detit filloi të ndihej si në shtëpinë e tij, duke kërkuar ushqim në një pjesë të zbrazët të varkës. Personat që gjendeshin në varkë u surprizuan me mënyrën se si luani i detit u vendos në varkë.
Një nga peshkatarët tha që pas një kohe të gjatë të peshkimit në këtë vend nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë të përballej me situatat tilla.
“Grupi im ishin totalisht të shokuar, të gjithë ne, dhe mund të themi që ishte më shokuese se sa kapja e një marlini 54 kilogram që kishim në varkë”, tha peshkatari. /Lajmi.net/