Koronavirusi ishte parashikuar në një roman të vitit 1981?

Një teori e përhapur gjerësisht në rrjetet sociale pretendon se autori amerikan Dean Koontz parashikoi shpërthimin e koronavirusit që në vitin 1981.

Fun

04/03/2020 22:53

Sipas Reuters, postimet përmbajnë librin “The Eyes of Darkness” (Sytë e errësirës) dhe një faqe në të cilën Koontz kinse përshkruan koronavirusin, transmeton lajmi.net.

Shumica e pretendimeve që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë kopertinen dhe një faqe në libër ku përmendet një virus i quajtur “Wuhan-400”.

Disa pretendime që qarkullojnë gjithashtu përmbajnë një faqe shtesë që përmend vitin 2020 dhe shpërthimin e një “sëmundje të rëndë, e të ngjashme me pneumoninë”.

Por kjo është pjesërisht e rreme.

Megjithatë,  sipas Reuters, është e vërtetë që Koontz shkruajti për një virus imagjinar në romanin e tij dhe se emri i tij ishte “Wuhan-400”.

Reuters shkruan se ka kontaktuar dhe se është në pritje të një përgjigje. /Lajmi.net/