“Kjo është çnjerëzore”, këngëtarja shqiptare reagon pas imazheve rrëqethëse të refugjatëve sirianë në Greqi
Edhe Besa Kokëdhima ka diçka për të thënë lidhur me imazhet rrëqethëse të sirianëve në detin grek.
ShowBiz
Besa Kokëdhima ka reaguar ashpër pas pamjeve prekëse të refugjatëve sirianë në Greqi, shkruan lajmi.net.
Ajo thotë se kjo që po e bën Greqia është çnjerëzore, ndërsa imazhet e refugjatëve duke tentuar të shpëtojnë ta copëtojnë zemrën.
“Bota e shëmtuar në të cilën jetojmë. Turp”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Më pastaj, publikoi edhe një tjetër fotografi ku shihen rojet bregdetare duke rrahur refugjatët në një barkë. /Lajmi.net/