Kuvendi mbeti pa rrymë, Bajrami ironizon: Po kthehemi te agregatat, sikur në vitin ’99

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar me ironi lidhur me situatën e furnizimit me energji elektrike në vend. Reagimi i saj vjen pasi gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës u ndërpre energjia elektrike, pikërisht në kohën kur deputetët po zhvillonin punimet. Përmes një postimi, Bajrami ka ironizuar me paralajmërimin…

Lajme

19/11/2026 23:57

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar me ironi lidhur me situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Reagimi i saj vjen pasi gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës u ndërpre energjia elektrike, pikërisht në kohën kur deputetët po zhvillonin punimet.

Përmes një postimi, Bajrami ka ironizuar me paralajmërimin për vendimin e Qeverisë lidhur me furnizimin me energji elektrike dhe mundësinë e shpalljes së masave emergjente.

“Sonte pritet që me votu vendimin e Qeverisë për furnizim me energji elektrike. Për shpalljen e masave emergjente me energji elektrike, i cili nënkupton me kalu prej furnizimit të rregullt në agregata, sikur në vitin 99”, ka thënë Bajrami.

 

VIDEO