Po diskutonin për miliarda euro buxhet, por Kuvendi mbeti në terr – deputetët detyrohen të ndezin telefonat

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, pikërisht në kohën kur deputetët po diskutonin për projektbuxhetin e vitit 2027. Derisa në sallë po zhvillohej seanca plenare dhe në rend dite ishte një prej çështjeve më të rëndësishme financiare të vendit, energjia elektrike është ndërprerë, duke i lënë deputetët në errësirë, transmeton lajmi.net.…

Lajme

19/11/2026 23:13

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, pikërisht në kohën kur deputetët po diskutonin për projektbuxhetin e vitit 2027.

Derisa në sallë po zhvillohej seanca plenare dhe në rend dite ishte një prej çështjeve më të rëndësishme financiare të vendit, energjia elektrike është ndërprerë, duke i lënë deputetët në errësirë, transmeton lajmi.net.

Për disa minuta, ndriçimi në Kuvend është siguruar nga telefonat mobilë të deputetëve, të cilët janë detyruar t’i përdorin si burim drite.

Pamjet nga kjo situatë janë publikuar nga deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, në llogarinë e tij në Facebook.

Për më shumë, ndiqni pamjet:

 

Posted by Ermal Sadiku on Thursday, November 19, 2026