Fshat si në përralla, gjendet në Japoni
I emërtuar "Jikka", fshati është i përbërë nga pesë kasolle të vogla.
Fun
Arkitekti japonez, Issei Suma, thotë se Jikka-n e projektoi fshatin në atë formë që të dukej si diçka e shenjtë, si një kishëz, transmeton lajmi.net.
E vendosur në majë të një kreshtë malore në prefekturën Shizuoka, strukturat e ngjashme me kasollet u ndërtuan në lartësi të ndryshme për të sjellë në pamje malet përreth.
Pasi ndërtimi i kasolleve mbaroi në 2015, dy gra në të 60-at e tyre – një punonjëse sociale dhe një kuzhiniere – u zhvendosën me shpresën se do ta përdorin për t’i shërbyer të moshuarve në komunitetin e tyre.
Të dy gratë ofrojnë ushqime nga shtëpia për të moshuarit, por gjithashtu hapin shtëpinë e tyre për publikun çdo pasdite për të shërbyer drekën nga ora 12:00-16:00.
Ekziston edhe një dhomë e destinuar për mysafirë në shtëpi, me një vaskë në formë nautilusu për çdo person të moshuar ose me aftësi të kufizuara që ka nevojë për kujdes infermieror. /Lajmi.net/
