“Lufta” në mes kafshëve nuk ka të ndalur
Kemi dëgjuar edhe më pare për përleshjet mes kafshëve por nuk besoj që është dëgjuar ndonjëherë për përleshjet mes një gjarpri dhe një ketri.
Fun
Një ketër u ndesh me një kobra, helm i së cilës e ndalon frymëmarrjen për një orë duke ju shpërqendruar me bishtin e saj, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Momente tmerruese të xhiruara më kamerë tregojnë ketrin duke kërcyer në ajër duke u munduar ta sulmojë kobrën. Kjo ngjarje ndodhi në Afrikën e jugut.
Një video 2 minuta e gjysmë, tregon “përleshjen” mes kobrës dhe ketrit, i cili nuk dorëzohet duke e sulmuar kobrën helmuese.
Në momentin kur kobra vendoset nën shkurre, ketri i afrohet përsëri duke e ngacmuar atë.
Personat që ishin prezent në ato moment dhe kapën këto qaste thanë që nuk mund tu besonin syve të tyre, dhe ishin të mahnitur me shpejtësinë dhe zgjuarsinë e ketrit që po shmangte sulmet e kobrës. /Lajmi.net/