Ethe Xhungle: Ushtria ushqehet me tarantula dhe gjak nga kobra
Ushtria e Shteteve të Bashkuara pinë gjakun e kobrës dhe ushqehen me tarantula gjatë një eksperience në një xhungël të Tailandës.
Fun
Ushtria është parë duke pirë gjakun e kobrës si pjesë të një trajnimi në Tailandë, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu në menynë e tyre ishin edhe tarantulat, akrepat dhe gekonët. Në këtë eksperiencë shihet të jenë pjesë mijëra ushtarë duke u stërvitur me kushte ekstreme të mbijetesës në xhungël.
Instruktori i ushtrisë në Tailandë tha se gjaku i kobrës i ndihmon ushtarët që të qëndrojnë të gjallë nëse gjinden në situata ku nuk ka pije të tjera.

Duke u bazuar nga tregimet e ushtarëve që kanë marrë pjesë më herët në trajnime të llojit të tillë, thuhet se shija e gjakut të kobrës i ngjan një peshku.
Ashtu si pirja e gjakut të kobrës, ushtarët janë ushqyer me merimanga, akrepa dhe insekte të tjera që jetojnë në xhungël.

Bashkë me ta do të jenë edhe ushtarët nga Singapori, Kina, Japonia, India, Indonezia, Malajzia dhe Korea e Jugut. /Lajmi.net/

