NASA po kërkon vullnetarë për të shkuar në Hënë

Është hera e parë që nga katër vitet e fundit që agjencia hapësinore po kërkon astronautë të rinj.

Fun

02/03/2020 19:14

Kjo nismë gjithashtu vjen kur kompania përgatitet të kthehet në sipërfaqen e Hënës për herë të parë pas dekadash me radhë, transmeton lajmi.net.

Qytetarët amerikanë mund të aplikojnë për programin në faqen e internetit të NASA-s. Aplikimet duhet të dorëzohen para fundit të muajit.

Agjencia hapësinore amerikane ka theksuar se po kërkon njerëz me “prejardhje të ndryshme”.

“Amerika është më afër se çdo herë tjetër në histori që nga programi Apollo për kthimin e astronautëve në Hënë”, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine gjatë një deklarimi.

Astronautët do të përzgjedhen më 2021-ën dhe do fillojnë trajnimin, proces ky që mund të zgjasë me vite. /Lajmi.net/