Hazard shkon në Amerikë për t’u shëruar
Eden Hazard do t'i nënshtrohet operacionit në kyçin e këmbës në Shtetet e Bashkuara të enjten.
Sport
Lojtari i Real Madridit pësoi një frakturë në kyçin e këmbës gjatë humbjes së papritur të skuadrës së tij ndaj Levante muajin e kaluar.
Reali shpreson se Hazard mund të jetë në gjendje të kthehet para fundit të sezonit. Hazard tashmë ka humbur tre muaj të sezonit me një dëmtim të këmbës, transmeton lajmi.net.
29-vjeçari mungoi në humbjen e javës së kaluar në Ligën e Kampionëve 2-1 në ndeshjen e parë ndaj Manchester City në Bernabeu.
Hazard, i cili u bashkua me Realin nga Chelsea për 100 milionë euro verën e kaluar, ka duruar një sezon të parë të vështirë në Spanjë, duke shënuar vetëm një herë në 15 paraqitje. /Lajmi.net/