Moment i pabesueshëm: Krokodili tërheqë lopën mbi ujë

Një peshkatar ka arritur të filmojë një skenë të pazakontë – një krokodil gjigant duke tërhequr nëpër ujë një lopë.

Fun

01/03/2020 19:30

Kim Andersen nga Cairns po i dërgonte dy turistë në lumin Daintree, kur pa krokodilin katër metërsh duke tërhequr më dhëmbët e mprehtë një lopë, transmeton Telegrafi.

Ai tha për Daily Mail Australia, se turistët kishin mbetur të habitur kur panë lopën në dhëmbët e krokodilit gjigant.

Nuk dihet se si kjo lopë ka përfunduar “drekë” e krokodilit, por pamjet brenda pak momenteve janë bërë virale në internet.