Për shkak të koronavirusit, berberi bëhet ‘hit’ në internet

Koronavirusi ka shkaktuar panik në botë javët e fundit, por interneti nuk po tregohet i rezervuar me talljet në kurriz të pandemisë.

Fun

01/03/2020 16:18

Madje, një berber shkoi aq larg nga “frika e tij”, sa që edhe prerja e flokëve ndaj konsumatorëve bëhej në një distancë të konsiderueshme, transmeton lajmi.net.

Kështu po sugjerojnë pamjet, të cilat janë bërë virale nëpër internet, e që shfaqin berberin e pa identifikuar duke përdorur pajisje shtesë, për ta mbajtur distancën e nevojshme me konsumatorët.

Pamjet në Facebook deri më tani janë shpërndarë nga më shumë se 160,000 njerëz. /Lajmi.net/

YouTube player