Rivaldo thumbon Setien: Barcelona më e varur nga Messi, nuk ka përmirësime

Ikona braziliane e futbollit, Rivaldo, ka dhënë disa komente par ‘El Clasico’.

Sport

29/02/2020 18:16

Barcelona do të luajë në udhëtim kundër Real Madrid, në atë që konsiderohet si ndeshja më e madhe në futbollin evropian.

Para këtij dueli, Rivaldo nuk sheh përmirësime te skuadra e Barcelonës, që tashmë udhëhiqet nga Quique Setien. Përkundrazi, ai beson se Barca tashmë është akoma më e varur nga Messi.

“Barca do të shkojë në ‘Santiago Bernabeu’ me dy pikë epërsi. Por, ndeshja nuk do të jetë vendimtare për garën për titull, pasi dy skuadrat kanë humbur pikë nga klube më të vogla, edhe Barca do të kishte përparësi duke lënë rivalët e vjetër në telashe” ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.

“Por, ata duhet përmirësohen akoma nën trajnerin e ri Quique Setien dhe skuadra nuk ka gjetur formën më të mirë. Ata kanë lojtarë të mirë, por kanë nevojë të jenë më të mirë në posedim. Gjithashtu, duhet të gjuajnë më shumë nga jashtë zonës” ka shtuar braziliani.

“Ata po luajnë me një sistem që i bën edhe më të varur nga Messi, ku ai është më përgjegjës për të bërë diferencën me driblimet e tij, gjuajtjet nga jashtë dhe kombinimet me shokët” ka shtuar Rivaldo ndër të tjerash.

Ndeshja mes Real Madrid dhe Barcelonës do të luhet të dielën (nesër). Për Setien kjo do të jetë klasikja e parë. /Lajmi.net/