Detaji që mori vëmendjen në videon e Duas për “Vogue”, qentë e saj ‘flasin’ shqip
Dua Lipa realizoi një klip tejet interesant për revistën "Vogue".
ShowBiz
Dua Lipa ka prezantuar koleksionet “Vjeshtë 2020” të “Javës së Modës në Nju Jork” gjatë një klipi të realizuar për “Vogue”, shkruan lajmi.net.
“Bota e çuditshme e Duas”, vjen në një video tejet interesante, ku këngëtarja luan si një aktore e vërtetë.
Me anë të kësaj videoje synohet të tregohet se si është një ditë për këngëtaren, teksa shfaqet me kostume të ndryshme.
Por, një detaj që mori vëmendje ishte kur dy qentë që po e shoqëronin në tryezën e saj në mëngjes ‘flisnin’ shqip.
“Më në fund ajo veshi Marc Jacobs”, janë fjalët në zërin improvizues të njërit qen, ndërsa tjetri ia kthen “Nuk po më shikon më si më parë”.
“Po më mahnit Dua”, i thotë sërish qeni i parë.
Për ndryse, Dua Lipa pritet që gjatë muajit prill ta lansojë albumin “Future Nostalgia”. /Lajmi.net/