ZYRTARE: Roma nënshkruan me Mancini dhe Veretout
Roma ka nënshkruar me Mancini dhe Veretout.
Sport
Roma ka zyrtarizuar transferimin permanent të Gianluca Mancini dhe Jordan Veretout, transmeton lajmi.net.
Të dy lojtarët kishin nënshkruar marrëveshje huazimi në verën e kaluar, me obligim për blerje.
Mancini erdhi nga Atalanta në një huazim që kushtoi 2 milionë euro, me obligim për blerje 13 milionë euro, plus 8 milionë në bonuse.
Veretout në anën tjetër erdhi nga Fiorentina dhe nënshkroi huazimin për 1 milion euro, kurse çmimi i paguar për transferimin permanent kapi shifrën e 16 milionë eurove, plus 2 milionë bonuse. /Lajmi.net/