Vogëlushja kineze tenton të kafshojë biskotën, harron se ka të vendosur maskën në fytyrë
Një vajzë kineze është kapur në kamera duke tentuar të fusë në gojë një biskotë, duke harruar se e ka të vendosur maskën kirurgjikale.
Fun
Videoja kap fëmijën e vogël duke tentuar të kafshojë një biskotë përmes maskës së fytyrës së saj, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Momenti në fjalë u regjistrua nga një kalimtar rasti dhe ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Haozhou, Provinca Anhui e Kinës lindore.
Incizimi u shpërnda në mediat sociale kineze dhe argëtoi miliona njerëz.
Autoritetet e qytetit rreth Kinës kanë kërkuar nga qytetarët të vendosin maska, që po konsiderohet si mjet themelor për të parandaluar koronavirusin. /Lajmi.net/