Plani shkoi keq, verbohet nga tatuazhi që bëri në sy

Tenton të kopjoj një rep artist, por mbetet e verbër.

Fun

27/02/2020 15:09

Një vajzë që bëri tatuazh sytë e saj duke i bërë të zi, tani ka probleme seriozë. Ajo ka humbur shikimin në njërin sy dhe në tjetrin ka probleme me shikimin, raporton “Daily Star”, transmeton lajmi.net.

Vajza nga Polanda, realizoi dëshirën e saj që të dukej si një rep artist që quhet Popek. Ajo kopjoi artistin duke e bërë pjesën e bardh të syrit në të zezë me anë të tatuazhit.

Por, proceduar shkoi keq tek 25-vjeçarja, duke i shkaktuar dëme shumë të mëdha në syrin e djathtë. Artisti i pa emëruar që i bëri tatuazhin ndoshta do të përballet me burgim.

Artisti që i bëri tatuazhin është akuzuar që kishte përdorur ngjyrën që zakonisht tatuazhet bëhen në trup, që nuk konsiderohet i përshtatshëm për pjesën e syrit.

Avokatët e vajzës thanë që është shumë e qartë që artisti i tatuazhit nuk kishte njohuri për të punuar më procedura delikate.

Dëmtimi që ju shkaktua vajzës është shumë i thellë dhe i shtrenjtë. Frika më e madhe është që vajza mund të mbetet komplet e varfër.

Artisti që bëri këtë tatuazh u deklarua i pafajshëm, pasi që ky nuk ishte rasti i parë që dikush u verbua pasi bëri tatuazhe në të bardhat e syrit. /Lajmi.net/