Gjërat që nuk keni idenë që ekzistojnë në Google
Kur bëhet falë për internetin, Google është mbret.
Fun
Google nuk është vetëm për kërkime, ka shumë karakteristika dhe mundësi të ndryshme që ju ndoshta nuk i keni ditur, raporton “indy100”, transmeton lajmi.net.
Këto janë disa nga karakteristikat që ju ndoshta i keni munguar.
Përkthimi i simboleve, shkronjave ose karaktereve duke i vizatuar ato
Nëse keni probleme ne identifikimin e numrave apo simboleve nga një gjuhë tjetër dhe ju duhet pak asistencë, pse jo vizatoni ato.

Shqiptoni numrat në Anglisht
Nuk jemi të sigurt se sa shumë ndihmë na jep bota, por vetëm në rast ju duhet të thoni numra shumë të mëdhenj, por Google edhe për këtë ka zgjidhje, shkruani numrin dhe barazoni me fjalën “english” në fund, dhe do të dalë shqiptimi i numrit në gjuhën angleze.

Vendosni kohën
Ju duhet të matni kohën në telefonin tuaj, por ai nuk punon? Shkruani aq kohë sa ju nevojitet, p.sh. “pesë minuta” dhe “kohë”, në Google dhe do të filloj të numërojë kohën që ju duhet.

Google Sky
Nëse jeni fans i astrologjisë por nuk keni qasje në teleskop, shkruani në Google “Google Sky”, dhe eksploroni sistemin solar në dhomën tuaj.

Kalkulatori
Shkruani “tip calculator” në Google dhe mund të kalkulojë të gjitha për ty.

Thanosi
Nëse kërkoni emrin e filmit Avengers dhe të klikoni dorëzën e pafundësisë, imazhet e faqes do të fillojnë të zhduken. /Lajmi.net/
