Qeni i humbur raporton veten të zhdukur në komisariatin e policisë

Një qen në Teksas u largua nga shtëpia e tij në mes të natës dhe përfundoi duke raportuar policinë se kishte humbur.

Fun

25/02/2020 16:22

Oficerët e Departamentit të Policisë në Odessa u shokuan kur Chico hyri në komisariat dhe vendosi këmbët në tavolinën e policëve.

Gjatë kësaj kohe pronari i qenit nuk e kishte idenë se Chico kishte humbuar pasi po flinte gjumë.

Policët gjatë kësaj kohe telefonuan veterinerët për të kontrolluar nëse qeni kishte ndonjë chip në qafë për të identifikuar pronarin e tij.

Por në momentin që menduan se e kishin zgjidhur çështjen, Chico u zhduk.

Ai kishte udhëtuar vetë duke gjetur rrugën për në shtëpi.

Pronari i tij, Edward Alvarado mori vesh për ngjarjen vetëm kur nipi i tij i dërgoi mesazh duke i thënë se kishte parë fotot e Chico, të publikuara nga policia, në mediat sociale.

“Më pyeti nëse ishte Chico,”- tha Alvarado. “Dola jashtë, pashë dhe qeni ishte aty. Ai e di ku të shkojë.”

Komisariati ishte 1.6 km larg banesës së Edward.

“Isha i impresionuar. Pronari na tha se qeni ishte i tij dhe ishte kthyer në shtëpi,”- tha oficeri Sergeant Martin.

Por edhe përdoruesit e mediave sociale u impresionuan, pasi foto e Chico u bënë virale.