Qeni “deklaron veten të humbur” në polici
Një qen në Teksas eci rreth 1.5 kilometra larg shtëpisë në mes të natës dhe përfundoi në Departamentin e Policisë.
Fun
Policët e Departamentit të Policisë në Odessa të SHBA-ve u shokuan kur një qen hyri brenda, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
U largua nga shtëpia gjatë kohës që pronari i tij ishte në gjumë. Rreshteri Rusty Martin tha se ata të gjithë ishim të gëzuar që e morëm atë brenda ndërtesës. Ata kishin një top tenisi dhe ja hodhën që të luante.
Policia e Odessa bëri shaka në Facebook: ”Ne menduam se ai dëshironte të aplikonte për një pozicion pune pranë nesh”.
Departamenti gjeti pronarin e qenit, Alvaradon. Ai falënderoi rajonin e policisë dhe tha se ai planifikon të marrë qenin e tij në udhëtime nëpër botë pasi nuk duket se mund të qëndrojë në një vend të vetëm.
Ai nuk i merr gjërat seriozisht, nuk do ta dijë nëse unë shqetësohem për të, tha Alvarado. /Lajmi.net/