Kapet në kamera një ndër speciet më piktoreske të majmunëve, rrezikohet nga zhdukja
Të vendosur në Azinë Juglindore, langurët këmbë-kuq, specie majmunësh, shquhen për pamjen e mrekullueshme.
Fun
“Mbretëreshat e Primatëve”, siç emërtohen nga biologët, ka lesh të ndritshëm nga gjunjët deri tek kyçet e këmbëve, shkruan National Geographic Channel, transmeton lajmi.net.
Humbja e habitatit dhe turizmi masiv rrezikojnë zhdukjen e kësaj specieje të veçantë.
Redaktorët e ‘The Short Film Showcase’, pjesë e programacionit të National Geographic Channel, kanë bërë përmbledhjen e videove prodhuesve të filmave, të cilët kanë investuar pamjet në langurët këmbë-kuq.
Regjisorët krijuan përmbajtjen e paraqitur, dhe opinionet e shprehura janë të tyre, bën të ditur National Geographic Channel në uebfaqen e tyre. /Lajmi.net/