Trendi i ri në Instagram – fermerët tërheqës në selfie
Instagrami pushtohet nga selfiet e fermerëve tërheqës.

Fun
Rrjetet sociale kanë parë një rritje të fermerëve të rinjë tërheqës, beqarë, të cilët tregojnë një pamje të jetës në një fermë britanike, duke i dërguar fansat fotografi ndërsa korrnin fushat, qethin delet dhe bëjnë selfie me dhi, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Fermerët shihen duke shijuar një mënyrë jetese të shëndetshme dhe organike larg ngutjes dhe nxitimit.
Julius Roberts 27-vjeçar, nga Suffolk, dikur ishte një kuzhinier në një restoranti në Londër.
Transformimi i jetës së tij, i cili filloi nga vetëm katër derra në një fermë plotësisht funksionale, i ka fituar atij 40,000 ndjekës, të cilët i janë bashkuar në udhëtimin e tij duke promovuar bujqësinë, qëndrueshmërinë, mirëqenien e kafshëve, gatimin dhe kopshtarinë.
Djali i farmerit, Tom Kemp, 27 vjeç, nga Essex, vendosi të fillojë një biznes anësor në palestër, krahas detyrave të tij bujqësore, të inkurajuar nga babai i tij.
I njohur si Farmer Ben, nga Herefordshire, mustaqet e tij të famshme dhe përkushtimi për bujqësinë organike të perimeve i ka fituar atij pothuajse 30,000 ndjekës.
Fred Price nga Somerset, punon në një fermë e cila daton që nga viti 1026 dhe madje ofron akomodim.
Fermeri James Duerden, nga Cumbria, fitoi inovatorin e viçave në vitin 2018, pavarësisht moshës së tij.
Fermeri i viçave, deleve dhe shpendëve Tom Parry, nga Uellsi, ndan fotografi krenare të demave të tij, së bashku me fotografitë e adhurueshme të qengjit të porsalindur. /Lajmi.net/