Goditet me shkop bejsbolli në kokë, mbetet me pasoja në tru
Një 18-vjeçar godet një djalë me shkop basebolli në kokë.
Fun
John Callis-Woolsey 18-vjeçarë, e la një djalë me pasoja në tru pas goditjeve me shkop basebolli, ashtu si në emisonin televiziv “The Walking Dead”, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Ndërsa viktima shtrihej në një pishinë gjaku, Callis-Woolsey bëri një vallëzim “fije” i njohur nga videoklipi Fortnite.

Viktima ka qëndruar në spital nëntë muaj dhe tani po rikuperohet por me pasoja pas goditjeve në kokë. Nga goditjet e rënda djaloshi ka pasoja në tru dhe në këmbë që i vështirësojnë mënyrën e ecjes.

Callis-Woolsey, nga Middleton, Wirksworth, u burgos për tetë vjet pasi u deklarua fajtor për dëme të rënda trupore me qëllim. /Lajmi.net/
