Mbyllet pjesa e parë – Kosova në epërsi kundër Islandës
Kanë përfunduar 20 minutat e para të ndeshjes Kosovë – Islandë.
Sport
Kombëtarja e Kosovës në basketboll po luan si nikoqire e Islandës, shkruan lajmi.net.
Në rrugëtimin drejt Kampionatit Botëror, Dardanët janë duke udhëhequr kundër Islandës, pas pjesës së parë të takimit.
Kur kishin kaluar 20 minuta lojë, rezultati në semafor shënonte 35:34.
Kosova pati një seri të keqe në 2 minutat e fundit të pjesës së parë, duke shkuar në seri 2:11.
Selektori Marmarinos deri më tani ka aktivizuar të gjithë lojtarët e grumbulluar për këtë ndeshje. /Lajmi.net/