Surfisti nuk e dinte se sa peshkaqenë po notonin rreth tij, këto janë pamjet me dron

Një surfist në Florida nuk ishte në dijeni për numrin e peshkaqenëve, derisa ai regjistroi një video me dronë mbi plazh.

Fun

20/02/2020 19:41

Jeremy Johnston, 33 vjeç, ka thënë se ishte i shqetësuar kur shkoi të futej në ujë në plazhin e New Smyrna të martën, sepse ai vuri re një grup peshkatarësh në zonë.

“Por moti dhe valët ishin vërtet të shkëlqyera, kështu që vendosa të shkoj atje”, tha ai.

Peshkaqenët janë shumë të zakonshëm në New Smyrna Beach, aq të zakonshëm sa që ekspertët e quajnë këtë zonë “kryeqyteti i peshkaqenëve”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B8uOZDYlzGM/?utm_source=ig_embed