Qyteti i mbushur me binjakë, askush nuk mund ta shpjegojë fenomenin

Një qytet i vogël në shtetin jugor Indian të Tamil Nadu është një vendbanim me qindra binjakë.

Fun

20/02/2020 18:10

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një fenomen që askush nuk ka qenë me të vërtetë në gjendje ta shpjegojë.

Siç thuhet më tej, banorët e qytetit, disa prej të cilëve vijnë nga breza binjakësh, thonë se kjo është sepse janë “të bekuar”, por mjekët po kërkojnë një arsye shkencore.

Ndërkohë, ndonëse dikush po e quan një “bekim”, kjo po paraqet edhe probleme për të tjerët – sidomos për mësuesit.

Ata po kanë vështirësi që më shumë se 50 binjakët që studiojnë në të njëjtën shkollë, t’i dallojnë se cili është emri i cilit.