U dalin rriqrat nga veshët, pesë qenë të infektuar u detyruan të jetonin në shpellën Tenerife
Pesë qenë të infektuar nga rriqrat dhe të ekspozuar në diell pa ushqim dhe ujë.
Fun
Këto imazhe shqetësuese tregojnë pesë qen të infektuar detyrohen të jetojnë në një shpellë në ishullin turistik të Tenerife, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.
Një zëdhënës për një strehimore lokale kafshësh thotë se kafshët jetonin në “ferr”, të bllokuara në diellin e nxehtë pa ushqim dhe ujë.

Mendohet se qentë ishin në pronësi të një gjuetari lokal i cili i mbajti ata në një shpellë rrënoje e Ishujve Kanarie Spanjolle. Policia i gjeti në komunën e San Cristobal de La Laguna dhe i çoi në strehën e kafshëve Albergue Comarcal Valle Colino, ku po kujdesen për ta.

Qentë, tre prej të cilëve janë me mikroçel, pritet të kthehen në shëndet të plotë në rreth tre muaj para se të shkojnë për t’u adoptuar. Nuk dihet nëse gjahtari është arrestuar për abuzim të kafshëve. /Lajmi.net/
