Pamje të pabesueshme: Vullkanet e çuditshme të akullnajave shpërthejnë në liqenin e ngrirë
Shpërthejnë vullkanet në liqenin e ngrirë.
Fun
Shërbimi Kombëtar i motit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndarë pamjet mahnitëse të vullkaneve të akullit që shpërthejnë në Liqenin e Michiganit këtë javë, raporton “Mirror”, transmeton lajmi.net.
Nga Vesuvius në Etna, planeti ynë ka disa vullkane të egra. Por përveç vullkaneve tipike, janë vullkane të një forme pak të ndryshme, vullkanet e akullit.

Shërbimi Kombëtar i motit i SHBA ka ndarë pamjet mahnitëse të vullkaneve të akullit që shpërthejnë në Liqenin e Miçiganit këtë javë.
Në foto, shpërthime të mëdha të bardha mund të shihen duke nxjerrë ujë, ashtu si një vullkan tipik do të bënte me lavë. Duke shkruar në Facebook, meteorologu Tom Niziol, shpjegoi fizikën që qëndron pas fenomenit të çuditshëm.
Ndërsa vullkanet e akullit mund të duken mahnitëse, Z. Niziol shtoi se ato mund të jenë shumë të rrezikshme. /Lajmi.net/