Kinezët ia ofrojnë 200 mijë vezë Budës që ta mposht koronavirusin

Derisa shkenca po bën të pamundurën që të gjejë vaksinën për koronavirusin, një grup turistësh kinez kanë gjetur një "rrugë alternative" e "më të shpejtë" për ta mposhtur atë.

Fun

19/02/2020 16:46

Ndërsa Myanmar inkurajon njerëzit të përtypin piper dhe Indonezia mbrohet me lutje, një grup udhëtarësh kinezë erdhën tek statuja e famshme e Budës në Tajlandë për t’i bërë një ofertë. Ata i ofruan 200,000 vezë për të bërë që koronavirusi të zhduket nga kontinenti i Kinës, sipas Spring News, transmeton lajmi.net.

Grupi i ofroi mijëra paleta me vezë statujës Luang Por Buddha Sothon, një monument i famshëm i Budës në Wat Sothon Wararam në provincën Chachoengsao me shpresën që shenjtëria e saj do t’iu jepte mëshirë popullit kinez.

Zhang Xiao Zhao, 44 ​​vjeçe, u tha gazetarëve se ai erdhi nga Chengdu me pesë shokë për të bërë ofertën e vezëve.

Ajo pagoi një total prej 400,000 tai bajt (11 mijë euro) për vezët dhe lejen.

Grupi planifikon të dhurojë vezët për njerëzit pas ceremonisë së sotme. /Lajmi.net/