E pabesueshme, bëri seks me 130 meshkuj

Ndarja e prindërve i shkaktoi varësi nga seksi.

Fun

19/02/2020 15:11

Frankie Considine është një grua që e gjeti mbështetje tek seksi. Pas ndarjes së prindërve të saj dhe vdekjes së nënës, ajo thotë se diagnostikimi me varësi nga seksi ishte një “lehtësim i pabesueshëm”, raporton “The Mirror”, transmeton lajmi.net.

Varësia nga seksi e dërgoi një grua deri në pikën ku flinte me nga katër burra në ditë, ajo thotë se nuk mund të funksionoja si njeri nëse nuk e di se kur “do të bëjë sërish seks”.

28 vjeçarja vuante nga depresioni, nga sëmundje të transmetuara seksualisht dhe mbeti shtatzënë pa e pasur idenë se kush mund të ishte babai i fëmijës, para se të diagnostikohej me varësi nga seksi.

Ajo nuk shkonte në punë në mënyrë që të bënte seks çdo ditë. Kjo bëri që ajo të flinte me më shumë se 130 meshkuj të ndryshëm.

Ajo beson që në formësimin e varësisë seksuale ndikoi ndarja e prindërve të saj dhe marrëdhënie e komplikuar me trupin. E pranon që ajo kishte nevojë për vëmendje, dhe shpesh hynte online e fliste me njerëz pikërisht për këtë gjë.

Ajo bënë vizita të shpeshta tek terapisti për ta trajtuar problemin e saj me seksin. /Lajmi.net/