Sulmohet nga një hajdut para bankomatit, pensionisti lufton me të
Pensionisti grushton hajdutin.
Fun
Duke u bazuar nga këndvështrimi i hajdutëve, ata synojnë që ti plaçkitin personat që duken më pakë të rrezikshëm. Mirëpo për një person që sulmoi një të moshuar, doli krejtësisht e kundërta, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Një burrë i cili dyshohet për plaçkitje, kishte sulmuar një të moshuar në qytetin Cardiff në Uells.
I moshuari nuk u dorëzua kështu që filloi të grushtohet me të. Pamjet e mëposhtme shfaqin se si i moshuari parkon veturën e tij përballë dyqanit Sainsburry, dhe ecën drejtë pikës për të marrë disa të holla.
Tek sa po merrte paratë, ai u përgjua nga një burrë i cili kishte veshur një xhaketë të gjatë. Ai e kapi plakin dhe e shtyu drejt koshit të plehrave.
Me këtë rast, burri që thuhet se ishte një pensionist 77 vjeçar fillon e lufton me hajdutin. /Lajmi.net/
https://www.facebook.com/DailyMailVideo/videos/2532149563558379/?t=8