Burri ngau motoçikletën 11 km, pa ditur se e ka gjarprin helmues në helmetë
Një burrë nga India ka ngarë motoçikletën 11 kilometra, pa qenë në dijeni se në helmetën e tij gjendet një gjarpër helmues.
Fun
KA Ranjith tha se hipi në motoçikletën e tij për të shkuar në Shkollën e Mesme të Shën Mërisë në Kandand, ku ai punon si mësues.
Sapo largoi helmetën nga koka, ai pa një gjarpër helmues të bërë kutullaç brenda saj, transmeton lajmi.net.
Ranjith shkoi në një spital lokal, ku mjekët përcaktuan se ai nuk ishte kafshuar ose dëmtuar nga gjarpri. /Lajmi.net/