Kjo ishte loja që egjiptianët e përdornin për të biseduar me të vdekurit

Loja egjiiptiane “loja e vdekjes” u përdor për të biseduar me të vdekurit 3,500 vite më parë.

Fun

12/02/2020 13:52

Duke u bazuar në disa ekspert, është zbuluar loja e vjetër egjiptiane që përdorej për të biseduar me të vdekurit, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Loja quhet “senet”  dhe thuhet se këtë lojë e kanë luajtur të gjitha shtresat shoqërore të Egjiptit rreth 5,00 deri në 3,500 vite më pare.

“Loja e vdekjes” ishte e strukturuar që të luajnë dy persona. Ekspertët egjiptian të lësaj loje treguan se secili lojtarë duhej ti kishe pesë figura të shahut që të mund të vendosin në një rrjet prej 30 sheshesh të rregulluara në rreshtat 10.

Përfshihej edhe një zare dhe njëri nga lojtarët duhet ta rrokulliste që të mundësoj lëvizjen e figurave në pikën e mbarimit të këndit të bordit.

Kjo lojë bënte lidhjen e shpirtit më mënyrën se si shpirti lëviz në jetën e përditshme, edhe pse jo të gjithë lojtarët e luanin lojën sepse kishin qëllime shpirtërore.

Walter Crist, një arkeolog në Universitetin Maastricht në Hollandë, ka shkruar në lidhje me lojën në studimet e publikuara në The Journal of Egypt Arkeology, transmeton lajmi.net.

Crist tha se loja e senatit ishte thjeshtë një lojë që evuloi nga një lojë e thjeshtë si Ludo në një lojë që kishte të bënte më jetë e përtejme dhe një komunikim potencial me shpirtrat.

Tabela është e zbuluar me një shesh që ka simbolin hieroglif për ujin. Arkeologët besojnë se ky hieroglif përfaqësonte trupi e ujit përmes të cilit egjiptianët e lashtë mendonin se shpirti i tyre do të hynte në nëntokë. /Lajmi.net/