Telefonat mobil “dominues” në jetën e fëmijëve
Fëmijët që nga pesë deri në 10 vjeç të gjithë posedojnë telefona.
Fun
Nga kërkimet e fundit thuhet se 47% e fëmijëve janë të pajisur me telefona mobilë, për dallim nga viti i kaluar që përqindja ishte më e ulët, rreth 38%, raporton “Independent”, transmeton lajmi.net.
Që nga mosha shtatë vjeçare në duart e shumicës së fëmijëve mund të shihni telefona, dhe varësia nga to është e madhe sa që shumica nuk mund ti zë gjumi pa telefon.
Simon Leggett, një kërkues nga Childwise, tha se telefonat mobil tani janë “dominues” në jetën e fëmijëve. Në momentin që fëmija ka një telefon mobil është shumë e vështirë që prindërit të monitorojnë fëmijën sepse teknologjia e fundit është shumë private sa që fëmijët mbajnë telefonin afër gjoksit.
Nga kërkimet e vitit të kaluar është thënë se numri i fëmijëve që përdorin rrjetet social është duke u rritur vazhdimisht. /Lajmi.net/