Coronavirusi: FIBA me vendim të rëndësishëm – kualifikueset e LO nuk luhen në Kinë, zhvendosen në Beograd
Coronavirusi po vazhdon të hap probleme të vazhdueshme, duke prekur tashmë edhe botën e sportit.
Sport
Shtëpia më e madhe e basketbollit në botë, FIBA, ka marrë tashmë një vendim shumë të rëndësishëm, lidhur me kualifikueset e vajzave, për Lojërat Olimpike 2020.
Turneu për kualifikueset është paraparë të mbahet në Foshan të Kinës, por si pasojë e Coronavirusit, gripit që po merr jetën e shumë njerëzve, FIBA ka vendosur të ndryshojë lokacion.
Kualifikueset tashmë do të mbahen nga 6 deri më 9 shkurt, në Beograd të Serbisë. /Lajmi.net/