ZYRTARE: Barcelona dhe Juventus pajtohen për shkëmbimin e lojtarëve

Barcelona dhe Juventus janë pajtuar për shkëmbimin e dy lojtarëve.

Sport

25/01/2020 15:00

Pak minuta më parë, faqja zyrtare e skuadrës së Barcelonës ka njoftuar për kompletimin e marrëveshjes, për shkëmbimin Maruqes – Pereira, transmeton lajmi.net.

Marques do t’i bashkohet skuadrës së Juventus, kurse Barca siguron huazimin e Pereira, me mundësi për blerje të plotë.

Pereira do të jap kontributin e tij te Barcelona B, për pjesën e mbetur të sezonit.

Njësoj edhe  Marques, në Itali, do të luajë me skuadrën e dytë të ‘Zonjës së vjetër’. /Lajmi.net/