Telashet më të mëdha në familje fillojnë nga fëmija i dytë

Fëmija i dytë është gjithmonë më i llastuari në familje

Fun

24/01/2020 17:54

Studimet e fundit tregojnë se nuk jeni shumë larg të vërtetës, sidomos nëse fëmija i dytë i familjes është djalë.

Studiuesit realizuan disa kërkime për çiftet e vëllezërve në Amerikë dhe Danimarkë, duke dalë në përfundimin se 20 deri në 40 për qind e djemve më të vegjël rrezikojnë përfshirjen në rrugën e krimit, përjashtimin nga shkolla, marrjen e masave disiplinore në institucionet arsimore etj.

Zakonisht femijët e parë kanë si model prindërit, fëmija i dytë kthen sytë nga motrat apo vëllezërit, që mund të kenë diferencë një apo dy vite, transmeton Gazeta Express

Nga ana tjetër, edhe vetë prindërit, pavarësisht se i kushtojnë kohë fëmijëve, sipas kërkimeve ata shpesh i japin më shumë vëmendje djalit ose vajzës më të rritur.

Pavarësisht këtij studimi, vetë ekspertët theksojnë: “Këto rezultate nuk janë të njëjtat për çdokënd”.