Inter nis edhe ofertën e dytë zyrtare për Eriksen

Inter nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Christian Eriksen.

Sport

20/01/2020 22:50

‘Zikaltrit’ janë në kërkim të një mesfushori, dhe një nga emrat është ai i Tottenham Hotspur, Eriksen.

Inter ka dështuar në ofertën e parë për lojtarin, kurse mediet britanike tashmë bëjnë të ditur se ata kanë nisur edhe një ofertë.

Inter ka bërë ofertën e dytë për Eriksen, me vlerë prej 11 milionë funteve, plus bonuset, bën të ditur ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

‘Nerazzurri’ kishin ofruar më parë 8.5 milionë funte, por kishin dështuar në atë ofertë.

Mbetet të shihet nëse oferta e dytë do t’i bind drejtuesit e Tottenham për të hequr dorë nga kartoni i lojtarit. /Lajmi.net/