Fotografitë dhe stërvitja e parë e Quique Setien si trajner i ri i Barcelonës

Quique Setien është duke udhëhequr stërvitjen e parë si trajner i ri i Barcelonës.

Sport

14/01/2020 13:01

Quique Setien është duke kaluar ditën e tij të parë si trajner i ri i Barcelonës.

Ish strategu i Real Betisit është emëruar zyrtarisht në krye të skuadrës katalane.

Ai sot do të nënshkruajë kontratën dhe do të prezantohet para mediave, përcjell lajmi.net.

Mirëpo, në ndërkohë janë publikuar pamjet e para të tij në stërvitje duke filluar punën me futbollistët e gjigantit katalan.

Setien është zëvendësues i Ernesto Valverdes i cili u shkarkua nga posti të hënën mbrëma. /Lajmi.net/