Man City bën pesë transferime
Tre vjet pas ardhjes në krye të Pep Guardiolas dhe pas afro një miliardë eurosh shpenzime për përforcime gjatë asaj periudhe, Man City po fillon një epokë të re në klub.
Sport
Arsyeja është rënia e madhe këtë sezon.
Klubi më i pasur në botë nuk është afruar asnjëherë për të fituar Ligën e Kampionëve gjatë mbretërimit të trajnerit më të mirë në botë, dhe tani ka dorëzuar titullin e Premierligës të fituar në dy vitet e fundit.
Kjo ka bërë që Manchester City të mendojë të futet në tregun e transferimeve.
Athletic shkruan se City do të transferojë pesë lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës.
Sigurisht që do të ketë edhe largime, dhe emrat më të mundshëm janë Benjamin Mendy dhe sulmuesi Gabriel Jesus./Lajmi.net/