Lampard dëshiron një tjetër lojtar nga Championship

Chelsea pritet të përforcohet me një tjetër lojtar nga Championshipi.

Sport

27/12/2019 10:02

Pasi treguan sukses me emra si Tammy Abraham e Mason Mount, ‘Blutë’ po synojnë një tjetër transferim nga Championship, saktësisht nga skuadra e QPR.

Raportime të ‘Daily Mail’ bëjnë të ditur se Chelsea janë interesuar për mesfushorin Eberechi Eze, transmeton lajmi.net.

Eze ka nëntë gola dhe katër asistime në Championship këtë sezon dhe është një nga lojtarët që po gëzon vëmendjen më të madhe në divizion.

Ai ka qenë lojtari më i rëndësishëm i QPR deri në këtë pikë të sezonit, por mundet lehtë të largohet, pasi QPR sikur ka shuar gjasat për kualifikim në fazën ‘Play Off’.

Eze kishte edhe vëmendjen e Tottenham Hotspur, por largimi i Pochettino nga stoli i Spurs duket se i ka shuar gjasat e tij për kalim në Londrën Veriore.

Chelsea mund të mbyll një marrëveshje me lojtarin qysh në muajin janar, kur do të hapet merkatoja e dimrit. /Lajmi.net/