Mjekët i nxjerrin shishen 17 cm të gjatë nga rektumi, e përdorte për ta kruar prapanicën

Një burrë kinez ka hequr një shishe qelqi 17 cm të gjatë nga rektumi i tij, pasi tha se e kishte futur aksidentalisht brenda tij.

Fun

19/12/2019 18:44

Pacienti, i njohur si Wen, u tha mjekëve se ai po përpiqej të përdorë shishen e xhamit për të gërvishtur prapanicën, derisa ajo i rrëshqiti papritur brenda, transmeton lajmi.net.

Ai shkoi në një spital në Provincën Guangdong të Kinës jugore pasi e pati të vështirë të shëtiste me objektin 5 cm të gjerë, të bllokuar në pjesën e pasme të tij.

Wen shkoi te mjeku në 12 nëntor dhe u prit nga Dr Lin Jun, drejtor i Departamentit të Kirurgjisë së Zorrës së Trashë në spital.

Dr Lin organizoi operacion menjëherë për të nxjerrë objektin nga pacienti dhe operacioni shkoi pa probleme.

Pacienti u largua nga spitali në të njëjtën ditë. /Lajmi.net/