Hykmete Bajrami demanton pretendimet e Kurtit për eksportet: Para se ta merrnit mandatin raporti eksport-import ishte 1:7, në 2025 ishte 1:7,5

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka krahasuar deklarimet e VV’së dhe Albin Kurtit, me të dhënat e ASK’së, lidhur me eksportet. Bajrami, thekson se në raportin e publikuar nga Kurti, thuhet se, “dyfishim i eksporteve: Përmirësuam ndjeshëm raportin eksport-import, duke e ngritur nga 1:9 në 1.6,6”, porse, shton Bajrami, nga të dhënat…

Lajme

29/11/2026 19:59

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka krahasuar deklarimet e VV’së dhe Albin Kurtit, me të dhënat e ASK’së, lidhur me eksportet.

Bajrami, thekson se në raportin e publikuar nga Kurti, thuhet se, “dyfishim i eksporteve: Përmirësuam ndjeshëm raportin eksport-import, duke e ngritur nga 1:9 në 1.6,6”, porse, shton Bajrami, nga të dhënat e ASK’së, thotë deputetja, Kosova në vitin 2020, Kosova ka eksportuar 474,9 milionë euro dhe ka importuar 3.30 miliardë euro.

‘’ Pra, para se ta merrnit mandatin, raporti eksport-import ishte 𝟏:𝟕, ndërsa në vitin 2025 ishte 𝟏:𝟕,𝟓. Ku është përmirësimi për të cilin po flisni, krahasuar me vitin 2020 ose 2021?’’, ka shkruar mes tjerash Bajrami.

Postimi i plotë:

Raporti i Kurtit për eksportet përballë shifrave zyrtare të ASK-së

Në faqen 𝟗 të raportit të Kurtit thuhet: “Dyfishim i eksporteve: Përmirësuam ndjeshëm raportin eksport-import, duke e ngritur nga 𝟏:𝟗 në 𝟏:𝟔,𝟔”.

Por, shihni çka tregojnë të dhënat nga ASK-ja:

Në vitin 𝟐𝟎𝟐𝟎, Kosova ka eksportuar 𝟒𝟕𝟒,𝟗 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻𝗲̈ 𝗲𝘂𝗿𝗼, ka importuar 𝟑,𝟑𝟎 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗮𝗿𝗱𝗲̈ 𝗲𝘂𝗿𝗼, ndërsa deficiti tregtar ka qenë 𝟐,𝟖𝟐 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗮𝗿𝗱𝗲̈ 𝗲𝘂𝗿𝗼. Raporti eksport-import ka qenë 𝟏:𝟔,𝟗𝟒.

Në vitin 𝟐𝟎𝟐𝟏, Kosova ka eksportuar 𝟕𝟓𝟓,𝟕 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻𝗲̈ 𝗲𝘂𝗿𝗼, ka importuar 𝟒,𝟔𝟖 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗮𝗿𝗱𝗲̈ 𝗲𝘂𝗿𝗼, ndërsa deficiti tregtar ka qenë 𝟑,𝟗𝟑 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗮𝗿𝗱𝗲̈ 𝗲𝘂𝗿𝗼. Raporti eksport-import ka qenë 𝟏:𝟔,𝟐𝟎.

Ndërsa shihni çka ka ndodhur në vitin 𝟐𝟎𝟐𝟓: Kosova ka eksportuar 𝟗𝟒𝟐,𝟏 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻𝗲̈ 𝗲𝘂𝗿𝗼, ka importuar 𝟕,𝟎𝟔 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗮𝗿𝗱𝗲̈ 𝗲𝘂𝗿𝗼, ndërsa deficiti tregtar ka arritur në 𝟔,𝟏𝟏 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗮𝗿𝗱𝗲̈ 𝗲𝘂𝗿𝗼. Raporti eksport-import është 𝟏:𝟕,𝟒𝟗.

Pra, para se ta merrnit mandatin, raporti eksport-import ishte 𝟏:𝟕, ndërsa në vitin 2025 ishte 𝟏:𝟕,𝟓.

Ku është përmirësimi për të cilin po flisni, krahasuar me vitin 2020 ose 2021?

Të gjitha të dhënat janë zyrtare nga ASK/ASKdata.